Kulturë

Dy projekte filmike të Kosovës në Festivalin e Filmit të Rotterdamit

Dy projekte filmike të Kosovës në Festivalin e Filmit të Rotterdamit

Ka filluar festivali i filmit të Rotterdamit, pjesë e të cilit është edhe punëtoria Rotterdam Lab, që edhe këtë vit, falë partneritetit që QKK ka me CineMart, do të mirëpres përfaqësues të projekteve filmike kosovare.

Rotterdam Lab nis nga data 27 deri me 31 janar 2018 dhe pjesë e kësaj punëtorie pesëditore do të jenë edhe Blerim Gjoci me projektin filmik ‘Kodra e Diellit’ si dhe Ujkan Hysaj me projektin ‘Hana’, të dy këta filma, të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.