Kulturë

Pianistja kosovare para publikut gjerman me kryeveprën e Bachut

Prishtinë, 25 janar – Vepra “Goldberg Variations” e kompozitorit të njohur Johann Sebastian Bach, e cila përbëhet nga 30 variacione, konsiderohet si një prej më të vështirave për interpretim.Preferohet që të luhet për ata që kanë një bagazh muzikor.

Por e gjithë kjo nuk vlen në rastin e pianistes kosovare Fatjona Maliqi, e cila është vetëm 21 vjeçe. Ajo po përfundon studimet në Universitetin e Münsterit në Gjermani në klasën e profesorit Heribert Koch. Maliqi më datën 27 do të ngjitet në skenë për t’u bërë pjesë e serive të koncerteve që mbahen tash e dy dekada në qytetin Königswinter. Koncerti titullohen “Mjeshtrit e rinj të së nesërmes”.

Megjithëse ky koncert i saj ishte planifikuar pas një viti, Maliqi është ftuar si zëvendësim për një violonçelist që ishte paraparë që të ngjitej në skenë. Por, për fat të saj, ajo vetëm se e kishte perfeksionuar veprën e Bachut, ku para disa javësh e kishte interpretuar në Universitet. Pritja nga publiku ka bërë që ajo të jetë propozimi i menjëhershëm për të interpretuar.

“‘Variacionet Goldberg’ nga kompozitori Johan Sebastian Bach është njëra nga veprat më të çmuara dhe më të vështira të literaturës për piano.

Maliqi, e cila vjen nga qyteti i Gjilanit. Në vitin 2013 ajo fitoi garën “Pianisti i ri” në Prishtinë dhe që nga ajo kohë profesori Heibert Koch e ka marrë përsipër trajnimin e saj të mëtejshëm dhe po e përgatit për koncerte në Gjermani (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.