Kulturë

Rrjeti evropian hap dyert për dy dramat e autorit kosovar

 

Prishtinë, 21 mars - Dy drama të dramaturgut të njohur kosovar, Jeton Neziraj, njëra e përkthyer në anglisht dhe tjetra në turqisht, janë përzgjedhur si propozime për inskenim dhe botim.

Komiteti anglez dhe ai turk i rrjetit evropian për përkthime teatrore, “Eurodam”, kanë zgjedhur pikërisht dramat e Nezirajt në mesin e tri të tillave të përkthyera në gjuhët e tyre.