Kulturë

Një Stradivari e famshme rikthehet në skenë

Një violinë e çmuar Stradivari, që ishte vjedhur dhe nuk gjendej prej 35 vitesh, së fundmi u kthye në skenë për herë të parë që nga koha kur u rigjet, në vitin 2015.

Stradivari elegant i prodhuar në shekullin e 18-të, i përkiste violinistit virtuoz, Roman Totenberg, i cili ndërroi jetë përpara se instrumenti, i cili tani u takon vajzave të artistit, të gjendej.