Kulturë

Diplomati i dashuruar në muzikë

Si fëmijë Pierre Weber ëndërronte të bëhej pianist. Muzika ishte gjithçka për të. Do ta ndiqte edhe shkollimin e duhur për muzikë me idenë se një ditë do të ngjitej në skenat e mëdha botërore për ta dëshmuar veten si instrumentist i suksesshëm.

Por jeta e tij mori një kthesë të papritur, kur e kuptoi se rregullat e konservatorit nuk po i jepnin hapësirë që ta shfaqte atë që dëshironte. I vazhdoi studimet juridike dhe braktisi vendlindjen, Luksemburgun. Zgjodhi Kosovën.

Pesëmbëdhjetë vite më parë ai e mori vendimin më të rëndësishëm jetësor. Braktisi muzikën për diplomacinë. Për tetë vite ishte ambasador i Luksemburgut në Kosovë. E dashurinë për muzikën do ta mbante gjithmonë të fshehur diku thellë në zemër. Sapo përfundoi mandatin që kishte, vendosi t’i kthehet dashurisë së parë.

Iu deshën 20 vite që ta marrë guximin, e për këtë nuk është i penduar. Tani, thotë se është tërësisht i përkushtuar ndaj muzikës dhe mëton të vazhdojë rrugëtimin të cilin e kishte lënë në gjysmë. Megjithëse pianoja nuk është e vetmja gjë për të. Ai dirigjon kore dhe kompozon.

Është pikërisht skena muzikore kosovare të cilën ai mëton ta provojë të parën në këtë rrugëtim që ka zgjedhur. Kjo nuk duket të jetë e vështirë, sepse ai për 15 vite është mishëruar me jetesën dhe traditën kosovare. Edhe gjuhën shqipe e flet rrjedhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.