“Arinjtë bashkojnë njerëzit”, mbledhë artistë të komuniteteve të ndryshme në Prishtinë

“Arinjtë bashkojnë njerëzit”, mbledhë artistë të komuniteteve të ndryshme në Prishtinë

18 March 2017 21:00

19 arinjtë e Prishtinës i kanë bashkuar 10 artistë të rinj nga komuniteti shqiptar, serb dhe ai RAE.

Detyrë e tyre është që fotografitë e arinjve, t’i kthejnë në piktura.

Temë e pikturave janë mirëqenia dhe dallimi mes jetës së lirë të këtyre kafshëve dhe asaj paraprake në kafaze.

Artistët e rinj thonë se po kënaqen me punën që po e bëjnë së bashku.

Ndërsa tregojnë edhe motivet e punimeve të tyre, të inspiruara nga “Pylli i arinjve”.

Puna e tyre ka filluar para tri ditësh, ndërsa ata do të pikturojnë edhe të dielën.

Të gjitha pikturat do të shfaqen në ekspozitën “Arinjtë bashkojnë njerëzit”, e cila do të mbahet më 24 mars në Qendrën Kulturore të BE-së në Prishtinë.


“Arinjtë bashkojnë njerëzit”, mbledhë artistë... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme