Kulturë

Humbja e identitetit të kryeqytetit

K.J. Jormakka në një rast thekson se konstruktimi i arkitekturës sipas interpretimeve të shumta përmban disa principe, të cilat i gjejmë të jenë disi më të veçanta për t’i sqaruar, shkruan Kujtim Elezi në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Njëri nga këto është koncepti i Genius Locit, apo Shpirtit të vendit. Historia shënon raste kur monumente arkitektonike janë ngritur në qytete si mënyrë, përmes së cilës atyre (qyteteve) u jepet edhe një lloj identiteti, ndoshta i paramenduar sikurse rasti i Kullës së Babilonit.

Libri famoz i Genesisit raporton se kulla është ndërtuar për t’u dhënë emër njerëzve, pa të cilin ata nuk do të jenë të lidhur për një vend, madje të shpërndarë nëpër botë. Raportet e mëvonshme sqarojnë se shkatërrimi i qëllimshëm i kullës - si ndërtim që qytetit i ka dhënë identitetin - ka pasur efekt të madh në largimin e njerëzve nga ai vend.

Pra, përmes Shpirtit të vendit si koncept, kërkohet që qytetet të fitojnë identitetin e tyre përmes ndërtesave. Ndërtesat, si monumente arkitektonike me të veçantat e tyre, janë ato që qytetit do t’i japin identitet. Dhe për më tepër, vetë njerëzit janë në gjendje të identifikojnë qytetin si vend, përmes një kategorie të ndërtimeve.

Ç’farë mund të themi për Prishtinën si vend? Si qëndron puna me identitetin e Prishtinës? Ka identitet Prishtina sot?

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.