Kulturë

Rrjetet sociale krijuan brezin e narcisoidëve

Në skenën hapëse të filmit kult britanik, “Transpotting”, protagonisti Renton (luajtur prej Ewan McGregorit), flet troç me një qasje nihiliste kundër materializmit që po e mbyste botë shpirtëroren në Britaninë e Margaret Thatcherit. “Jetoje jetën”, këshillonte ai në dialogun e famshëm.

“Mos rri pa një televizor të madh të mallkuar, makina për larje, makina e pajisje me kompakt disqe”, do të vazhdonte duke folur për kapjen pas kushteve konsumeriste të kohës, transmeton Koha Ditore.