Ndërtesa ku u mbajt Kongresi i Manastirit tashmë është kthyer në Muze Nacional të Maqedonisë, duke krijuar një siguri se ky objekt i rëndësishëm për historinë tonë do të jetë edhe më i mbrojtur dhe me vëmendjen e merituar.
Në 109 vjetorin e këtij kongresi, ju sjellim një historik të vetë kongresit dhe të ndërtesës, e cila në periudhën kur ishin mbledhur delegatët, ka qenë pronë e rilindasit Themistokli Gërmenji nga Korça, ndërsa kjo kishte shërbyer si hotel, me emrin Hotel “Liria”.
Në këtë intervistë drejtori i muzeut Nuer Asllani, shpalos më shumë detaje.