Kulturë

Botohet në Paris, “Trilogia Albanica”

 

“Trilogia Albanica” është përmbledhja më e fundit me drama e Stefan Çapalikut, botuar në Paris nga “L’espace d’un Instant”.

Në këtë libër përfshihen tri pjesë teatrore: “I’m from Albania” (monodramë), “Allegretto Albania” (komedi serioze) dhe “Made in Albania” (dramë), të përkthyera në frëngjisht nga Anna Couthures dhe me një parathënie nga Ardian Marashi.