Kulturë

Përmbushet amaneti i fundit i albanologut Elsie, do të prehet në Alpet Shqiptare

 

Albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka lënë si amanet që të trupi i tij të prehet në Alpet Shqiptare.

Në një njoftim për shtyp, Biblioteka Kombëtare njofton se “në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00″.