Kulturë

Në “Ditët e Mbretëreshës Teutë” në Kroaci ekspozohen veshje kombëtare e skulptura

Në edicionin e 12-të “Ditët e Mbretëreshës Tetutë” në Kroaci janë ekspozuar veshje kombëtare shqiptare nga etnografja, Erodita Qorkadiu, e skulptura të “Hyjneshës në Fron” nga artistja Arjeta Miftari.

“Ditët e Mbretëreshës Teutë” organizohet nga Klubi i Femrave Shqiptare të Kroacisë nën patronatin e kryetarit të Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiq, ambasadës së Shqipërisë e të Kosovës në Kroaci, transmeton Koha.net.

Në këtë festival tradicional kanë marrë pjesë edhe përfaqësues tjerë shqiptarë nga Kanadaja, Italia, Kalabria, Belgjika, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, e Gjermania.

{gallery}