Kulturë

Një javë me komedi, të qeshura dhe muzikë në “Komedia Fest”

Edicioni i gjashtë i festivalit të komedisë “Komedia Fest”, i cili fillon më datë 27 tetor 2017 dhe do të zgjasë deri më 2 nëntor 2017, tashmë ka arritur në fazën përfundimtare të përgatitjeve.

Edhe këtë vit program do të jenë shfaqje të zhanrit të komedisë të trupave profesioniste nga Gjakova, Shkodra, Prishtina, Presheva, Podujeva, Suhareka, etj.

Sikurse edhe në edicionet e kaluara, edhe këtë vit programi i festivalit i komedisë do të jetë i zgjeruar në zhanret e tjera skenike, si stand-up komedinë, e cila nga viti në vit ka shtuar interesimin e pjesëmarrësve për t’u paraqitur në festival.

Po ashtu, edhe aktivitetet e tjera përveç shfaqjeve nuk do të mungojnë, përfshirë ekspozita, debatet, takimet me ikonat e komedisë, etj.

Shtyrja e datave këtë vit është për shkak të mbivendosjes së fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale, andaj edhe përgatitja logjistike e shumë aktiviteteve do të ishte shumë më e vështirësuar.

Programi përfundimtar dhe i detajuar me të gjitha aktivitetet do të publikohet në ditët në vijim.