Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjithçka gati për Festivalin “Prishtina International Theater Festival”

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prishtina International Theater Festival”, i cili është themeluar në hapësirat e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, në qershor të vitit 2017, ka shpalosur programin për këtë edicion.

Në skenën e këtij teatri, do të shfaqin punën e tyre artistike trupa teatrore të vendeve e të rajonit.

Festivali fillon më datë 16 tetor dhe zgjatë deri më datë 21 tetor.

Këto data janë rezervuar për gjashtë shfaqje të mrekullueshme nga vendi dhe rajoni.

“Dhe jetuan të lumtura…?” – Kroaci, “Shërbëtoret” – Bullgari, “Vdes siç vdes një vend” – Shqipëri, “Speak medea” – Iran, “Darka e Thërrimeve” – Maqedoni, “Armiku i Popullit”- Kosovë dhe“Shenjtorja e errësirës”- Kroaci (shfaqje mysafire),janë shfaqjet që do të mirëpriten përgjatë këtij edicioni të parë të festivalit.

Edhe Sonte fillon “Prishtina International Theater Festival” Kulturë Sonte fillon “Prishtina International Theater Festival”

Drejtoresha artistike e Festivalit, Burbuqe Berisha ka konfirmuar se po bëhen aktivitetet përfundimtare për fillimin e festivalit dhe se gjithçka është pothuaj e gatshme për datën 16 tetor, kur do të jetë hapja zyrtare.

Linku i festivalit: http://www.teatriaab.com/pitf/...