Kulturë

Një dekadë pas paralajmërimit vjen premierë filmi “Kësulat”

Prishtinë, 12 tetor - Ka pesëmbëdhjetë vjet që është shkruar skenari, e para nja një dekade disa herë ishte paralajmëruar e proklamuar fillimi i xhirimeve. Ishin bërë disa audicione në Prishtinë, qenë përzgjedhur të tjerë aktorë, qe lansuar edhe një tjetër pllakat i filmit. Më 2007 ishte thënë se njërin prej roleve pritej ta luante edhe aktorja e famshme italiane, Isabella Rossellini.

Por të mërkurën, ekipi i filmit “Kësulat”, ka ardhur në kryeqytet me një tjetër lajm: atë të shfaqjes së premierës.