Kulturë

Një franceze në “vendin e shqiponjave”

Fotografja franceze Virginie Caquot do të magjepsej gjithmonë nga kultura dhe natyra shqiptare. Koleksioni i saj me foto të shkrepura nga udhëtimet në Shqipëri gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e të huajve.

Më 13 tetor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ajo vjen me ekspozitën “Në vendin e shqiponjave”, transmeton Shqip. Projekti, i konceptuar dhe realizuar nga vetë autorja, paraqet përmes 30 fotografive bardhë e zi të një formati të mesëm, një udhëtim pamor të artistes gjithkund nëpër Shqipëri gjatë periudhës shtator 2015 dhe korrik 2017.