Kulturë

“Expo Diaspora” shpalos artin e Kosovës në Gjermani

Vepra të realizuara në disa mediume arti, që shpërfaqin tematika e mesazhe të ndryshme janë përmbledhur në ekspozitën tradicionale “Expo Diaspora”. Ekspozita që sivjet shënon edicionin e pestë përfshin vepra të 24 krijuesve dhe është realizuar nën organizimin e “Galerie B” dhe Komunës së qytetit të Bocholtit, me përkrahje edhe të sponsorëve privatë nga Kosova e Gjermania. Përveç veprave të artistëve nga Kosova e Shqipëria, “Expo Diaspora” këtë edicion ka përfshirë edhe artistë nga Gjermania, Ukraina, Polonia, Maqedonia e vende të tjera. Mes tyre janë edhe artistë të njohur të skenës së artit pamor kosovar, si Zake Prelvukaj, Eshref Qahili, Mjellma Goranci, Esat Valla, Rrezeart Galica, Hajrush Fazliu e të tjerë.

Artisti Rrezeart Galica, i cili ka qenë prezent në hapjen e ekspozitës të dielën, ka thënë se sivjet pjesëmarrja është ndërkombëtare dhe në “Expo Diaspora” janë prezantuar artistë të njohur nga Kosova e Shqipëria si dhe vende të tjera (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.