Interpretimi i Bachut midis trupave që lëvizin

Interpretimi i Bachut midis trupave që lëvizin

17 September 2017 21:12

Violonçelisti Jean-Guihen Queyras, ka bashkëpunuar me ansamble të ndryshme instrumentistësh, ka bërë ekspedita nëpër skajet e avangardës dhe ka realizuar lexime të klasikëve të muzikës së dhomës. Por ai, mbase më së miri është i njohur për performancat e gjashtë suitave të Bachut për violonçel, një kulminacion i repertorit të këtij instrumentisti ai vazhdon ta çojë atë në nivele edhe më të larta.

Queyras, 50 vjeç, ka eksperimentuar mbi këtë vepër me instrumente historike dhe kombinacione të ndryshme të instrumenteve harkorë e me tela, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ka angazhuar gjashtë kompozitorë bashkëkohorë për të shkruar uverturë për suitat.

Më 2009, ai i kishte performuar katër prej tyre në një dhomë të dizajnuar veçanërisht për muzikë, nga arkitektja Zaha Hadid. Dhe tani është duke e luajtur gjithë setin, i shoqëruar nga një vepër e re vallëzimi, nga koreografja e njohur Anne Teresa De Keersmaeker.

Vepra është titulluar “Mitten wir im Leben sind”, sipas fjalëve hapëse të Martin Luther: “Në mes të jetës, ne jemi në vdekje”. Pas premierës që ka pasur më 26 gusht në festivalin “Ruhrtriennale”, vepra është prezantuar edhe në Hamburg dhe do të udhëtojë në dhjetëra lokacione përgjatë gjithë Evropës.

De Keersmaeker e ka përkthyer secilën suitë në një lloj konstelacioni, me modele gjeometrike në dysheme dhe me pesë valltarë - koreografja dhe katër të tjerë nga trupa e saj ‘Rosas’- që ndjekin ritmin, vrapojnë e sillen përreth Queyras, i cili është i ulur në një stol në qendër.

Disi të thjeshtë, të vetë-absorbuar, por edhe të butë, valltarët shfaqen si grimca të thjeshta të udhëzuara nëpërmjet hapësirës nga ligjet e kompleksivitetit brilant, njerëz të papërsëritshëm që lëkunden nëpërmjet një kreacioni të bukurisë e perfeksionit.

Në një sallë në Hamburg, disa prej anëtarëve të audiencës, ia mësynë daljes përgjatë veprës që zgjat dy orë. Edhe pse unë u largova për shkak të koreografisë së Keersmaeker, isha e etur të dëgjoja nga Queyras se çfarë e ka nxitur ta bëjë këtë bashkëpunim dhe sesi eksperienca e punës me valltarë e ka formësuar kuptimin e tij për suitat e Bachut.

Nëpërmjet një bisede me telefon, ai ka folur me shumë admirim për mënyrën sesi Keersmaeker e kupton thellë muzikën dhe e ka përshkruar se sa ajo e kishte vërshuar me pyetje për strukturën harmonike të veprës dhe i kishte kërkuar t’ia incizonte vetëm linjat e spektrit të basit, që mbështesin secilën lëvizje të veprës.

Tani që kanë filluar ta performojnë veprën, Queyras ka thënë se “ka kualitet të muzikës së dhomës: valltarët reagojnë në kohën e duhur në muzikë dhe unë reagoj ndaj asaj që bëjnë ata”. Si shembull, ai përmend lëvizjet e parafundit të secilës suitë, në të cilën De Keersmaeker i ka bërë valltarët të ndjekin vetëm vijën e basit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme