Joe Lynn Turner sjell magjinë e epokës së artë të rockut

Joe Lynn Turner sjell magjinë e epokës së artë të rockut

11 September 2017 11:35

Joe Lynn Turner, muzikanti që rangohet në mesin e “baballarëve të rokut klasik”, me imazhin tipik të një rockeri – veshur me jelek e dorëza prej lëkure, flokë të gjatë e tatuazh goxha të vërejtshëm në njërin krahë- e solli në Kosovë një frymë spektaklesh që audienca nuk e përjeton fort shpesh.

Në shtetin më të izoluar në Evropë, ish-vokalisti i rock bendeve të njohura si “Deep Purple” e “Rainbow”, e “shëtiti” audiencën nëpër një rrugëtim muzikor, duke kapërcyer nëpër kohë, prej fundviteve ’60 e deri në të tashmen, kur këngëtarin vazhdojnë ta përcjellin hija e nami i bendeve legjendare me të cilat e kishte ndarë skenën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Audienca e festivalit “Hardh Fest”, të shtunën mbrëma, e ka pritur rockerin të dalë në skenë diku pas orës 23:00 për t’iu bindur kërkesës “mbani duart lart” e për ta dokumentuar nëpërmjet kamerës së telefonit performancën e parë të Turner në vend. Ai paralajmëroi se çfarë i priste adhuruesit e tij, me të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Do ta kemi një përzierje të këngëve të ‘Rainbow’, ‘Deep Purple’, mbase edhe këngë origjinale, apo përpunime nga artistë të ndryshëm, por shumë të famshëm. Vetëm dua të kemi festë. Një festë të madhe.

Basisti Elton Shtavica, i cili ishte pararend i Turner me grupin “Memory Writers”, ka thënë se sikurse organizatorët e “Hardh Festit” edhe ai ka dëshirë të bëjë diçka historike dhe ideja ka qenë të sillet një legjendar si Turner.

Rock këngëtari, Bajram Bylykbashi, i njohur me nofkën BB Poqi, ka kënduar në skenën e “Hardh Festit” mbrëmjen e së shtunës. Parabende të tjera të Joe Lynn Turner ishin edhe rock bendi “Troublemakers”, Naser Dula me bendin “Rrufeja”, si dhe “Memory Writers” nga Suedia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme