Rikthimi i Rushdies në realizëm me “The Golden House”

Rikthimi i Rushdies në realizëm me “The Golden House”

10 September 2017 15:00

Kur Salman Rushdie nisi të punojë për romanin e tij të dytë “Midnight’s Children” (1981), me të cilin edhe bëri emër, ai e kuptoi se nuk do të mundë ta kishte shkruar librin e tij “në një anglishte të freskët”.

“India nuk ishte e freskët. Ishte e ftohtë. Ishte e nxehtë e mbingarkuar dhe vulgare dhe e zëshme, dhe kishte nevojë për një gjuhë që i përshtatej kësaj”, dhe ai do të provonte ta gjente atë gjuhë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai e gjeti atë gjuhë në “Midnight’s Children” (“Fëmijët e mesnatës”) dhe në “The Satanic Verses” (“Vargjet satanike”) dhe disa romane të tjera të shkëlqyeshme që pasuan. Sidoqoftë me kalimin e kohës, Rushdie e la aq larg anglishten e tij të freskët saqë fiksioni i tij u bë edhe më bombastik, dhe më afër më të palexueshmen.

Romani i tij i ri “The Golden House” është i 13-ti me radhë. Secila fjalë është një “Cirque du Soleil” e futur në një rrjet që vetëm ai mund ta shohë. Secila fjali duket të jetë e kompozuar nga pluhur zanash, pluhur engjëjsh, pudër e grimcuar, e zier me një gjalpë, e fërguar e rifërguar, e mbuluar me ar sikur të ishte pikturë e Gustav Klimtit.

Të gjitha gjestet këtu janë madhështore: të gjitha tubimet janë lule të çelura: të gjitha pasqyrat janë pasqyra magjike: secila barbari është barbari gjeniale: secila vuajtje është e madhe: secili pendim është i hidhët. Efekti i gjithë kësaj është dërrmues.

Gjithçka mund të ndodhë aty, kështu që asgjë s’ka rëndësi. Rushdie është i obsesionuar me personazhet, sikur që Alfred Kazin njëherë kishte thënë për John Irving, por megjithatë ai disi nuk e ngjall gjënë më të vështirë: personazhin. Megjithatë ekziston një arsye për ta marrë mundin të ngjiteni në të gjitha 380 faqet e “The Golden House” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme