Kulturë

Disenjatorja që lë gjurmët e traditës shqiptare në pasarelat botërore

Në koleksionet e saja shkrihet tradita dhe krijimet bashkëkohore. Fustanet, këmishët a fanellat - shpeshherë shumëngjyrëshe - e vënë në pah një stil unik.

Disenjatorja e modës, Flaka Jahaj (33) me prejardhje nga Kosova por që po tash e disa vite po bën karrierë në Zvicër, e ka transformuar trashëgiminë e folklorit shqiptar në vepër bashkëkohore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bota zvicerane e modës ia ka hapur dyert. E frymëzuar nga tradita e punës me kërrabëza të gjysheve shqiptare, Jahaj ka krijuar koleksionet që tashmë kanë depërtuar në tregun e modës zvicerane.

Fituesja e vendit të parë në garën “Swiss Design Awards 2014”, konsiderohet si një nga disenjatoret më të veçanta në Zvicër. Me brendin e saj të modës, që e ka titulluar “Iahai”, të themeluar në vitin 2015, ajo është duke bërë emër edhe përtej kufijve zviceranë.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Jahaj rrëfen se si ka përfunduar në shtetin më të sigurt në botë, tek përshkruan rrugën deri tek gjetja e pasionit që tashmë është shndërruar në gjënë më të rëndësishme në jetën e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.