Kulturë

Galeria me kritere formale u huazon vepra institucioneve të shtetit

Vizitorët në zyrën e kryeministrit dhe në atë të ministrit të Kulturës, mund të shohin vepra të rralla të artit pamor.

Plot 20 vepra që i takojnë fondit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjenden në zyrat e këtyre institucioneve, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo praktikë ka vite që aplikohet, por muajin që shkoi, me kërkesën e ministres së Kulturës në detyrë, Vlora Dumoshi, nga GKK-ja në zyrat e saj janë zhvendosur 12 vepra, ndër to edhe njëra prej pikturave më të njohura të artistit Muslim Mulliqi, “Hamalli”.