Kulturë

Kreu i ri i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj: Reformën do e bëjmë me qeverinë

Kreu i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj ka folur sot për mediat lidhur me procesin e zgjedhjes dhe reformimin e këtij institucioni.

Në një prononcim për mediat, Beqiraj tha se nuk ishte kundër reformës. Lidhur me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, ai tha se media duhet të pyesë kreun e qeverisë për deklaratat që ka bërë.

“Ne reformën do ta bëjmë së bashku me qeverinë, jemi plotësisht dakord që të bëhet reforma.

Për ato që ka thënë kryeministri, duhet të pyesni kryeministrin. Procesi ka qenë i hapur, mund të kandidonte kushdo. Unë nuk e kuptoj logjikën që më kërkohet llogaria mua, se përse nuk kanë kandiduar të tjerët”, deklaroi Gudar Beqiraj.