Kulturë

Karnavalet si mëkat dhe tallje me të fuqishmit

Sipas Komitetit të Karnavaleve në Këln është e qartë se “Karnavali i Këlnit” prezanton vlera të caktuara. Këtu bëjnë pjesë liria e karnavalistëve, po ashtu si dhe toleranca, respekti dhe shumëllojshmëria
 

Karnavalet që festohen sot i kanë rrënjët në një festë të organizuar në Këln qe 2000 vjet më parë, gjatë së cilës njerëzit harronin për disa ditë jetën e përditshme. Në atë kohë, Këlni quhej ende Colonia Claudia Ara Agrippinensium. Në qytetin e themeluar nga romakët, ashtu si në gjithë Perandorinë Romake, festohej Saturnalia, festa për nder të perëndisë Saturn.

Gjatë kësaj feste, pihej shumë dhe kërcehej shumë dhe për t'u bërë qejfin të gjithëve të pasurit i ndërronin veshjet e tyre aristokrate me fanellat e thjeshta të skllaveve dhe të skllevërve dhe viheshin madje në shërbim të tyre. Ata që nuk gëzonin liri, lejoheshin që gjatë ditëve të karnavaleve të kritikonin ashpër zotërinjtë për dënimet e ashpra që kishin dhënë ditët para karnavaleve. Në ditët e karnavaleve bota antike kthehej me kokë poshtë.