Kulturë

Luftërat e Jugosllavisë në Muzeun e Berlinit: 1000 shami kundër harresës

 

Ka kaluar një çerek shekulli që prej luftërave të Jugosllavisë. Tani një përmendore tekstili kujton viktimat në Muzeun e Berlinit.

“Ai që ka përjetuar tmerret e luftës”, thotë Basiljka Schedlich “nuk harron kurrë”. Deri dy vjet më parë, kjo grua në mesin e të 60-ave ka drejtuar shoqatën “Evropa Juglindore sh.r.”. Ajo e themeloi atë shoqatë në vitin 1992, si pikë kontakti për njerëzit që morën arratinë nga zonat e luftës në Bosnjë, Kroaci dhe Serbi për në Berlin.