Kulturë

Mirush Kabashi nderohet si artist shumëdimensional

Mirush Kabashi, që përshkruhet si “Sokrati shqiptar”, pas homazheve në Muzeun Historik Kombëtar është varrosur të mërkurën në Sharrë. Është përcjellë me nderime nga familjarë, miq e kolegë, përderisa mbetet i pranishëm nëpërmjet roleve të tij
 

Aktori Mirush Kabash, i cili vdiq të martën në moshën 75-vjeçare, është përshkruar si artist, koleg, mik e mbi të gjitha njeri i kompletuar. Recituesi i poezive të njohura shqipe e personazhi i dhjetëra filmave dhe shfaqjeve teatrore është nderuar si një prej emblemave të aktrimit ndër shqiptarë. Krahas familjarëve që kanë pritur njerëzit për ngushëllime në homazhet për Kabashin kanë marrë pjesë qindra artistë e qytetarë

Me portretin bardhezi në ballë të hollit të Muzeut Kombëtar Historik në Tiranë, Mirush Kabashi është nderuar e kujtuar nga familjarë, kolegë e miq. Aktori i cili vdiq të martën në moshën 75-vjeçare është përshkruar si artist, koleg, mik e mbi të gjitha njeri i kompletuar. Recituesi i poezive të njohura shqipe e personazhi i dhjetëra filmave dhe shfaqjeve teatrore është nderuar si një prej emblemave të aktrimit ndër shqiptarë. Krahas familjarëve që kanë pritur njerëzit për ngushëllime kanë kaluar qindra artistë e qytetarë. Midis tyre edhe aktori Luftar Paja.

Kolegun Kabashi, Paja e ka përshkruar figurë shumëdimensionale që do t’i mungojë kombit.