Kulturë

“Artistët...” shpërblen peizazhin e së ardhmes

“Kam filluar të hulumtoj më shumë rreth saj dhe idesë së ‘cloud seeding’ që është një teknologji që përdoret në shumë vende të botës për t’i stimuluar retë për të rënë shi. Për mua kjo ka qenë diçka shumë interesante, që ka provokuar shumë ide të mia. Më ka krijuar shumë pyetje mua si artiste se si do të ndryshojnë qiejt në të ardhmen, deri ku do të shkojë kontrolli i njerëzve në qiej”, ka thënë laureatja e sivjetme, Renea Begolli
 

 Qendra për art bashkëkohor “Stacion”, që funksionon në atë që dikur shërbente si klubi i boksit “Prishtina” e ka dhënë verdiktin final në rrugëtimin artistik të sivjetmë me “Artistët e së nesërmes”. Kishin qenë gjithsej 11 artistë të kualifikuar për garë. Më 10 nëntor u hap ekspozita e tre finalistëve. Bashkë me Begollin u kualifikuan edhe Shkamb Jaka e Arbesa Musa. Begolli mori Çmimin e sivjetmë me veprën që shtjellon ndërhyrjet teknologjike në ekosistem

“Artistët e së nesërmes” si ngjarje është pasqyrë e krijimtarisë së artistëve të rinj. Në esencë është edhe motivi e njohja me skenën ndërkombëtare. Ky edhe është shpërblimi për çmimin e parë - rezidenca artistike dymujore në New York. Të shtunën mbrëma fituese u zgjodh Renea Begolli për veprën “Skies extended” (Qiej të zgjatur). Pozicioni teknologjik është parësor në vepër duke mos përcaktuar kufij se sa larg mund të shkojë ajo.

Qendra për art bashkëkohor “Stacion” që funksionon në atë që dikur shërbente si klubi i boksit “Prishtina”, e ka dhënë verdiktin final në rrugëtimin artistik të sivjetmë me “Artistët e së nesërmes”. Kishin qenë gjithsej 11 artistë të kualifikuar për garë. Më 10 nëntor u hap ekspozita e tre finalistëve. Bashkë me Begollin u kualifikuan edhe Shkamb Jaka e Arbesa Musa.