Kulturë

Elliott Erwitt – fotografi i jetës amerikane, politikës dhe yjeve

Elliott Erwitt: “Fotografia është mjaft e thjeshtë. Ti vetëm reagon ndaj asaj që e sheh dhe realizon shumë foto” (Foto: AP)
 

Fotografi i lindur në Francë, Elliott Erwitt, me aparatin e tij mund të ngrinte momente në histori, por ai kishte një sy edhe për humorin dhe absurditetin e përditshmërisë. Qentë ishin një ndihmë e madhe për këtë

Elliott Erwitt – i cili vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Manhattan në moshën 95-vjeçare – ishte fotografi i jetës amerikane, historisë politike dhe yjeve. Ka qenë vajza tij Sasha që e konfirmoi lajmin për gazetën, “New York Times”.

Gjatë një karriere jashtëzakonisht të larmishme që shtrihet në më shumë se shumë se 70 vjet, Erwitt arriti të vinte në fokus me fotoaparatin e tij shumë imazhe të famshme, duke filluar nga ish-zonja e parë, Jacqueline Kennedy, e cila shfaqet e pikëlluar teksa shtrëngon në duar flamurin nga arkivoli i bashkëshortit, presidentit John F. Kennedy, në funeralin e tij në varrezat kombëtare të Arlingtonit më 1963, e deri te aktoret magjepsëse e sensuale të Hollywoodit, Marilyn Monroe dhe Marlene Dietrich.