Kulturë

Flamuri Kombëtar në 1 mijë e 300 metra katrorë me origami synon “Guinnessin”

Flamuri Kombëtar në mozaik është realizuar për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Përbëhet nga 120 mijë copa skulpturash origami që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi (Foto: AP)
 

Artistja Arbnora Fejza-Idrizi ka bërë përpjekje që të futet në librin e rekordeve “Guinness” tash me skulpturën e saj gjigante me flamurin kuqezi. Dy vjet më parë kishte thyer rekordin me flamurin e Kosovës

Artistja Arbnora Fejza-Idrizi ia ka mësyrë një tjetër rekordi botëror. Idrizi që ka dy rekorde në librin “Guinness” – për vazon më të madhe me lule me origami në vitin 2019 dhe me flamurin e Kosovës në shkurtin e vitit 2021 – ka përfunduar versionin me origami të flamurit shqiptar.

Mozaiku është realizuar për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Përbëhet nga 120 mijë copa skulpturash origami që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.