Kulturë

Monumente të përhershme edhe Shtëpia e Xhafer Devës dhe Qendra Historike e Prizrenit

Te asetet e reja që tashmë gëzojnë mbrojtje të përhershme jehonën më të madhe ndër vite e kanë pasur Qendra Historike të Prizrenit dhe Shtëpia e Xhafer Devës (në foto) që tash mban emrin Ambulanta e Vjetër
 

Për të tretën herë brenda vitit, Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme është zgjeruar. Është pasuruar edhe me 13 monumente. Tash shteti mbron përhershëm 44 monumente. Prej së hënës monumente të përhershme janë edhe Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë e shënuar si “Ambulanta e Vjetër” dhe Qendra Historike e Prizrenit. Aty janë edhe Bajrakli Xhamia në Pejë, Shtëpia Muze e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe e të tjera

Shteti e ka çuar në 72 numrin e aseteve të trashëgimisë kulturore që i mbron përhershëm. Deri te kjo shifër është arritur të hënën, kur Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka miratuar mbrojtjen e përhershme edhe për 13 asete, të cilat pas miratimit të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, do t’i shtohen Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme. Deri tash ajo Listë kishte 59 asete. Paraprakisht i ishin shtuar 13 të tjera në ditën e fundit të korrikut. Në qershor ishin futur edhe 18 monumente.

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve “me letra” shteti është ende larg detyrimeve që i ka për obligim ndaj monumenteve.