Kulturë

Artisti shqiptar, njëri prej yjeve botërore në Beograd

Anri Sala
 

Muzeu i Artit Bashkëkohor në Beograd ka nisur këtë vjeshtë programin e ri “Artist’s Film”, dedikuar fotografisë lëvizëse e edicionin e tij të parë e shënjojnë prania dhe videot e përzgjedhura të artistëve që kanë marrë mirënjohjet më të larta botërore, si: Anri Sala, Shirin Neshat dhe Ali Cherri, shkruan gazeta “Danas”.

Është videoja dypjesëshe “Take over” e artistit shqiptar Anri Sala, që ka hapur “Artist’s Film” të premten e një ditë më pas (të shtunën) pritet që të mbahet edhe një bisedë me artistin, ku ai do të flasë për veprën e tij me të cilën hulumton raportin midis muzikës e narratives, arkitekturës dhe filmit. Të dyja videot fillimisht është menduar të shfaqen njëkohësisht me kolonat e tyre zanore, të cilat ndërthuren së bashku dhe për këtë rast në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Beograd do të shfaqen njëri pas tjetrit deri më 8 tetor.