Kulturë

Franca shpërblen dramën e Kosovës që godet mohuesit e gjenocidit

“The Handke Project” si vepër që zhvesh mohuesin e gjenocidit dhe përkrahësin e Slobodan Milosheviqit, nobelistin Peter Handke, bën thirrje për distancim nga krejt ata që mohojnë krime dhe përkrahin kriminelë. Çmimi në Francë është konsideruar edhe si një thirrje që Kosova ia bën Evropës për të mos harruar shënon një kontribut të ri në imazhin e jashtëm të shtetit. Në foto: Skenë nga shfaqja “The Handke Project” bazuar në dramën e Jeton Nezirajt, nën regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt
 

Në garë me 400 drama nga të gjitha anët, “The Handke Projekt” me autor dramaturgun, Jeton Neziraj dhe përkthyer në frëngjisht nga Sébastien Gricourt, ka marrë Çmimin për dramën më të mirë të huaj. Dhe atë në konkursin më të madh të Francës, “Journées de Lyon des Auteurs de Théâtre”. “Që ‘The Handke Project’ ka fituar në këtë konkurs për dramën më të mirë të huaj, mes atyre 400 dramave është padyshim një nder për mua”, ka thënë Neziraj. Përkthyesi Gricourt ka thënë: “ky Çmim përfaqëson një mirënjohje të madhe për një autor të Kosovës si Jeton Neziraj, i cili tash e tutje u vendos mes autorëve të famshëm evropianë në fushën e teatrit”

Drama “The Handke Project” ka marrë edhe një vulë ndërkombëtare. Kësaj radhe atë të konkursit më të rëndësishëm të Francës sa u përket dramave, “Journées de Lyon des Auteurs de Théâtre” (Ditët e Lyonit të Autorëve të Teatrit). Në këtë konkurs, “The Handke Project” me autor dramaturgun, Jeton Neziraj dhe përkthyer në frëngjisht nga Sébastien Gricourt, ka marrë Çmimin për dramën më të mirë të huaj. Sipas organizatorëve, në konkurs kanë marrë pjesë 400 drama. Organizatorët e konkursit kanë njoftuar se të gjitha dorëshkrimet janë lexuar të paktën dy herë.

“Pas fazave të ndryshme të eliminimit, 23 tekstet e mbetura u lexuan gjatë verës nga 25 anëtarët e jurisë”, shkruhet në njoftim. “The Handke Project” si vepër që zhvesh mohuesin e gjenocidit dhe përkrahësin e Slobodan Milosheviqit, nobelistin Peter Handke, bën thirrje për distancim nga krejt ata që mohojnë krime dhe përkrahin kriminelë.