Kulturë

“Kuajt e shpejtë” të Hitlerit kthehen para publikut në Berlin

Njëri prej kuajve të Josef Thorakut në ekspozitën “Unveiled” në Berlin
 

Në vitin 1939, artisti nazist, Josef Thorak, krijoi dy “Kuajt e shpejtë” për Kancelarinë e Rajhut të Ri, Adolf Hitler në Berlin. Tani skulpturat e diskutueshme prej bronzi tre metra të larta dhe dy ton të rënda prezantohen sërish bashkë, në Berlin. Kjo ndodh për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Një nga kuajt është ekspozuar atje për disa kohë, ndërsa i dyti tani po ekspozohet për herë të parë në 77 vjet pas punës restauruese. Është pjesë e ekspozitës së përhershme “I zbuluar. Berlini dhe monumentet e tij” në kështjellën e “Spandaut” në Berlin, ku ekspozohen vepra të tjera problematike të artit.

Historia e hamshorëve – të quajtur edhe kuajt “Thorak” sipas autorit të tyre – dhe zhdukja e tyre, tashmë është një rrëfim për një libër të tërë. Për një kohë të gjatë nuk ishte e qartë se çfarë kishte ndodhur me skulpturat naziste.