Kulturë

Lejohet fotografimi i “Guernicas” pas 30 vjetëve ndalesë

“Guernica” e Piacassos që paraqet mizoritë e Luftës Civile Spanjolle, u ble nga Republika Spanjolle më 1937. Piktura qëndroi në Muzeun e Artit Modern të New Yorkut gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas kërkesës së artistit, dhe më pas u kthye në Spanjë në vitin 1981. Ajo u vendos në muzeun “Prado” deri në vitin 1992, kur u transferua në “Reina Sofía”
 

Ndalimi për të shkrepur fotografi të pikturës ikonike të Picassos, “Guernica” (1937) është hequr nga drejtori i ri i muzeut “Reina Sofía”, Manuel Segade. Kufizimet e imazhit kanë qenë në fuqi për më shumë se 30 vjet.

Spanja ia bleu Picassos “Guernican” e cila tregon mizoritë e Luftës Civile Spanjolle në vitin 1937. Piktura qëndroi në Muzeun e Artit Modern të New Yorkut gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas kërkesës së artistit dhe më pas u kthye në Spanjë në vitin 1981. Ajo u vendos në muzeun “Prado” deri në vitin 1992, kur u transferua në “Reina Sofía”.