Kulturë

UNESCO-ja e shpall trashëgimi botërore lokalitetin parahistorik të Palestinës

“Gjurmë të vendbanimit të përhershëm në këtë lokalitet u gjetën 9 mijë deri në 8 mijë vjet para Erës Sonë, për shkak të tokës pjellore të oazës dhe qasjes së lehtë në ujë”, ka shkruar UNESCO-ja për lokalitetin arkeologjik Tel al-Sultan në Palestinë
 

Tel al-Sultan, që është më i vjetër sesa piramidat e Egjiptit, është futur në Listën e trashëgimisë botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë dhe Teknologji – UNESCO. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Izraelit, i cili e dënoi këtë vendim e Ministria e Punëve të Jashtme e konsideroi atë si “një tjetër shenjë se palestinezët po përdorin në mënyrë cinike UNESCO-n dhe po e politizojnë organizatën”. Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka thënë se vendimi është “me rëndësi të madhe dhe dëshmi e autenticitetit dhe historisë së popullit palestinez”

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë e Kulturë e ka futur lokalitetin historik Tel al-Sultan – afër qytetit palestinez Jericho në Bregun Perëndimor të okupuar – në Listën e trashëgimisë botërore. Me këtë ka nxitur kritikat e Izraelit. Tel al-Sultan, që është më i vjetër sesa piramidat e Egjiptit, është një kodër ovale në luginën e Jordanisë dhe ka dëshmi parahistorike të aktivitetit njerëzor, raporton AFP-ja.

Vendimi i organizatës kulturore të Kombeve të Bashkuara, të cilin e shpalli në platformën X, dikur Twitter, është marrë në mbledhjen e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Riad.