Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Digjet Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Pamjet e shpërndara nga banorë e të tjerë e kanë treguar muzeun i cili është kapluar tërësisht nga flakët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili është edhe asamblist në Kuvendin komunal, e ka fajësuar kryetarin e komunës për këtë zjarr. Ai ka thënë se Ardian Gjini duhet të arrestohet për neglizhencën ndaj këtij muzeu.

Policia rajonale e Gjakovës ka thënë se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje, dhe se nuk dihen ende shkaqet për zjarrin.

“Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit. Mbetet të pritet raporti i ekspertit të zjarreve ndërsa hetimet do të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve”, ka thënë policia.