Kulturë

“Demë Dedë Boga” rrëfen nga Rugova e shekullit të 17-të

Vetë titulli e zbulon menjëherë personazhin kryesor. Vjen si kronikë për historinë nëpër të cilën ka kaluar ana e Rugovës, rrëfyer nëpërmjet Demë Dedë Bogës. Shkrimtari Binak Kelmendi ka thënë se është përpjekur që nga tregimet të sjellë një pasqyrë të jetës në Bogë, prej nga e ka prejardhjen. Të mërkurën, Kelmendi dhe Flaka Surroi, botuese e redaktore e romanit “Demë Dedë Boga”, kanë zbuluar detaje prej kësaj vepre, e cila tashmë ka dalë në treg
 

Janë rrëfime të bartura brez pas brezi që nga shekulli i 17-të, por që natyrshëm i nënshtrohen edhe imagjinatës së autorit. Binak Kelmendi që prej momentit kur kishte dëgjuar për Demë Bogën nga Boga e Rugovës ishte përpjekur ta sjellë historinë e asaj ane dhe pasojat që sundimet nga të huajt kanë lënë. Botimet KOHA ka përuruar romanin “Demë Dedë Boga” në edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Prishtinë

Shkrimtari Binak Kelmendi me romanin “Demë Dedë Boga” ka larë një borxh. Është borxhi ndaj vetes. Kishte kohë që e mbante në vete një rrëfim të tillë, i bartur ndër breza tash e katër shekuj. Vepra, të cilën Botimet KOHA e sjell enkas për Panairin e Librit në Prishtinë, është përuruar të mërkurën në ambientet ku po mbahet edicioni i 23-të i ekspozitës më të madhe të librit në vend.

Vetë titulli e zbulon menjëherë personazhin kryesor. Vjen si kronikë për historinë nëpër të cilën ka kaluar ana e Rugovës, rrëfyer nëpërmjet Demë Dedë Bogës. Kelmendi ka thënë se është përpjekur që nga tregimet të sjellë një pasqyrë të jetës në Bogë, prej nga e ka prejardhjen vetë ai.