Kulturë

Ministria porosit vlerësim të gjendjes fizike të Kalasë së Novobërdës me 45 mijë euro

Në fund të prillit të vitit të kaluar, një raport prej 16 faqesh i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore konstatonte se në Kalanë e Novobërdës, pos trafikimit të materialit arkeologjik, ishin bërë edhe punime joprofesionale, gjë që ka rezultuar me shembje të fasadës së gurtë
 

“Vlerësim strukturor dhe të gjendjes fizike të Kalasë së Artanës Novobërdës”, mban titullin kontrata që peshon 44 mijë e 958 euro. Ky vlerësim do t’i prijë projektit për ndërhyrje në këtë monument. Telashet e mëdha me këtë monument burojnë tash e tetë vjet më parë. Më 2015, kompania “KOTO”, e përzgjedhur nga UNESCO, kishte nisur punimet për restaurimin e Kalasë së Novobërdës. Projekti qe financuar me një milion euro nga BE-ja, kurse zbatimi dhe mbikëqyrja janë bërë nga UNESCO. Puna ka rezultuar me shumë defekte, të cilat ende nuk janë riparuar

Ministria e Kulturës do ta bëjë një hulumtim të detajuar për ndërhyrjet në Kalanë e Novobërdës. Për këtë ka angazhuar dy kompani.

“Vlerësim strukturor dhe të gjendjes fizike të Kalasë së Artanës Novobërdës”, mban titullin kontrata që peshon 44 mijë e 958 euro. Ky vlerësim do t’i prijë projektit për ndërhyrje në këtë monument. Telashet e mëdha me këtë monument burojnë tash e tetë vjet më parë.