Kulturë

“DokuFest” në hap me industrinë e filmit në Cannes

Si pjesë e “Cannes Docs”, Samir Karahoda e Veton Nurkollari ishin në “Marche du Film” (Tregu i filmit), që është edhe tregu më i madh në botë i fushës së kinematografisë. Cannes ishte nikoqir i festivalit kosovar gjithashtu edhe në forumin “Rendez-vous Industry”, dedikuar takimeve me profesionistë të filmave të shkurtër
 

Si partnerë zyrtarë të Festivalit të Cannes këtë mundësi po e shfrytëzojnë edhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Për të dytin vit me radhë përfaqësuesit e “DokuFest” kanë qëndruar në Cannes gjatë ditëve të Festivalit. Samir Karahoda, programues i filmave të shkurtër në “DokuFest” i cili në Cannes ka qëndruar bashkë me drejtorin artistik të festivalit kosovar, Veton Nurkollari, ka treguar se i kanë pasur 4 ditë intensive me shumë takime e aktivitete

Festivali i Festivaleve, siç njihet ai i Cannes, përtej asaj që prezanton në ekrane dhe çmimeve që ndahen, është një prej pikëtakimeve më të rëndësishme në botë sa u përket kinematografëve. Si partnerë zyrtarë të Festivalit të Cannes këtë mundësi po e shfrytëzojnë edhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Për të dytin vit me radhë përfaqësuesit e “DokuFest” kanë qëndruar në Cannes gjatë ditëve të Festivalit. Si pjesë e “Cannes Docs”, ata ishin në “Marche du Film” (Tregu i filmit), që është edhe tregu më i madh në botë i fushës së kinematografisë. Cannes ishte nikoqir i festivalit kosovar gjithashtu edhe në forumin “Rendez-vous Industry”, dedikuar takimeve me profesionistë të filmave të shkurtër.