Kulturë

“PËRPARA” konfronton kuptimet midis të kaluarës dhe të tashmes

Në hapësirën e “Galeria 17” artistët Viola Rrecaj, Dren dhe Ermir Suldashi, Stephanie Rizaj, Laureta Hajrullahu, Armend Xhaferi, Arian Randobrava dhe Art Lokaj me ndërmjetësuesin kreativ Ilir Bajri janë bashkuar për “PËRPARA”, që zbërthen jo vetëm dykuptimësinë e titullit

E njëjta fjalë – “përpara” – në të folme dhe perceptim, vjen si antonimi tek përshkruan njëkohshëm diçka që është para dhe një ngjarje që i takon së kaluarës. Këtë shpjegim e bën Ilir Bajri për ekspozitën që mban pikërisht këtë fjale, “PËRPARA”, dhe bën thirrje që dy “përparat”, shoqëria t’i nxjerrë para

Që në hyrje të galerisë, ngjyra rozë në mure e dysheme, krijon atmosferë të ngrohtë. Por fill pas ndjesisë së parë, pasojnë pyetjet mbi funksionin e saj, kuptimin dhe jo vetëm.

Për jazz-maestron Ilir Bajri, ndërmjetësuesi kreativ i ekspozitës “PËRPARA”, e hapur të martën mbrëma në “Galerinë 17” në Prishtinë, përzgjedhja e kësaj ngjyre në radhë të parë është personale. Lidhja e tij me këtë ngjyrë dhe mënyra se si ai e sheh përtej vetëm një “ngjyre për vajza” është e fortë aq sa ta kthejë në pjesë thelbësore të ekspozitës.