Kulturë

Publikohen nominimet për “Oscar 2023”

Janë publikuar të gjitha nominimet për çmimet “Oscar 2023”. “Everything Everywhere All at Once” i prin listës së nominimeve me 11 gjithsej. “All Quiet on the Wester Front” dhe “The Banshees of Inisherin”, e ndjekin nga pas me nga nëntë nominime.

Ceremonia e 95-të do të udhëhiqet nga Jimmy Kimmel. Ajo do të mbahet më 12 mars.

Ceremonia e çmimeve të Akademisë Amerikane është më e vjetra e llojit të saj. Çmimet konsiderohen nga shumë si më prestigjiozet dhe më të rëndësishme në industrinë e argëtimit në mbarë botën.

Nominimet për çmimet kryesore:

Aktori më i mirë:

Austin Butler, "Elvis"

Colin Farrell, "The Banshees of Inisherin"

Brendan Fraser, "The Whale"

Paul Mescal, "Aftersun"

Bill Nighy, "Living"

Aktorja më e mirë:

Cate Blanchett, "Tár"

Ana de Armas, "Blonde"

Andrea Riseborough, "To Leslie"

Michelle Williams, "The Fabelmans"

Michelle Yeoh, "Everything Everywhere All at Once"

Regjisori më i mirë:

Martin McDonagh, "The Banshees of Inisherin"

Daniel Kwan and Daniel Scheinert, "Everything Everywhere All at Once"

Steven Spielberg, "The Fabelmans"

Todd Field, "Tár"

Ruben Östlund, "Triangle of Sadness"

Filmi më i mirë:

"All Quiet on the Western Front"

"Avatar: The Way of Water"

"The Banshees of Inisherin"

"Elvis"

"Everything Everywhere All at Once"

"The Fabelmans"

"Tár"

"Top Gun: Maverick"

"Triangle of Sadness"

"Women Talking"