Lajmi e ka gjetur në shesh xhirimi, bash në vendlindjen e tij në Prishtinë. Derisa po bëheshin dublet për filmin “Era”, që pritet të shpalosë një rrëfim të Kosovës nën regjimin serb, Alban Ukaj ka marrë vesh se do të kthehet në Festivalin e Cannes.
Si personazh i filmit “Tori and Lokita” të Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, Ukaj ka ecur prapë në tapetin e kuq të festivalit të festivaleve. Ukajt, një prej aktorëve të Kosovës që ka bërë emër në botën e filmit dhe të teatrit, i ka rënë të kthehet atje ku ishte më 2008-n së bashku me aktoren Arta Dobroshi, po me një produksion të Dardenne qenë të zëshëm me “Heshtjen e Lornës”.
Ukaj, i cili jeton në Sarajevë dhe është aktor rezident i Teatrit të Luftës, është bërë po ashtu edhe pjesë e kronikave të mediave ndërkombëtare gjatë qëndrimit në Cannes.
Filmi mori Çmimin Special të edicionit të 75-të, përderisa Ukaj u rikonfirmua si aktor botëror. E gjatë pranverës në një intervistë për KOHËN kishte thënë se beson në fuqinë e artit. Dhe, haptas u zotua se në rast të ndonjë lufte të re nuk do t’ia mbathte. I kujtohej 1999-a.
-
Alban Ukaj në Cannes: Artisti ka përgjegjësi të flasë për çështje sociale
-
Alban Ukaj në Cannes
-
Dardennet me “Tori and Lokita” marrin Çmimin Special të edicionit jubilar
-
“Tori and Lokita” me Alban Ukajn çmohet si rrëfim i fuqishëm për të sotmen
-
Alban Ukaj dhe ekipi i filmit “Tori and Lokita” e shënuan premierën në Cannes