Kulturë

Arti hap botët e ndryshme të fëmijëve në kërkim të barabarësisë

Programi për fëmijë e ka karakterizuar ditën e dytë të “Art Without Limit“, të premten në “Kino Armata”
 

Dita e dytë e Festivalit “Art Without Limit” nisi me programin për fëmijë. Në ekranin e madh të Kino Armatës, përballë rreth treqind nxënësve të shkollës “Faik Konica” të Prishtinës e “Vëllezërit Frashëri” të Lipjanit, nisën të shfaqeshin filmat e animuar. Secili prej tyre ka shpalosur një botë ndryshe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“A life with Ci” nën regji të Eric Giessmann e Piers Goffart, nga një realitet i errët dhe pa jetë për shkak të mosdëgjimit, shndërrohet në jetë plot gjallëri pas rikthimit të dëgjimit. Në fakt filmi është shpalosje e historisë së vet Giessmannit, i cili rikthen dëgjimin pas implantit koklear.