Si simbol të unitetit ndër shqiptarë, studiues e pajtues të pashoq e kanë përshkuar të pranishmit Anton Çettën, në përurimin e shtatores së tij në Prishtinë.
Mbledhësi i folklorit e prijësi i Lëvizjes së pajtimit të gjaqeve është përjetësuar në bronz përballë Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas telasheve 4-vjeçare për caktimin e lokacionit, shtatorja e Çettës, vepër e skulptorit Agon Qosa, ka bashkuar të pranishmit të hënën, në Ditën e Flamurit.
Bashkëpunëtori i Çettës në Lëvizjen për faljen e gjaqeve, Riza Krasniqi, ka thënë se nuk kishte ditë më të mirë për përurimin e shtatores se ajo e 28 nëntorit që ishte edhe festa e vetme e profesorit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar Çettën si një prej personaliteteve më kuptimplote të historisë.
Në nëntor të vitit 2020, Kuvendi i Komunës së Prishtinës kishte vendosur që shtatorja e mbledhësit të folklorit dhe prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, e porositur nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, të vendoset afër udhëkryqit në oborrin e Fakultetit të Filologjisë. Kjo shtatore për katër vjet qëndroi në atelienë e skulptorit Agon Qosa, në Ferizaj. Kushtoi 60 mijë e 800 euro.
Në shkurt të 2017-s vendosjen e gurit themeltar për bazamentin e shtatores e kishin penguar mosmarrëveshjet midis Institutit Albanologjik të Prishtinës me Komunën e Prishtinës e Ministrinë e Arsimit.




Në nëntor të 2020-s, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte vendosur që shtatorja e Çettës të vihej në oborrin e Fakultetit të Filologjisë, mbi parkingun nëntokësor.
Çetta është i njohur si pajtimtar mes popullit shqiptar. Ndër pajtimet më të mëdha në Kosovë ishte bërë te Verrat e Llukës, ku ishin mbledhur mbi 500 mijë persona, në vitin 1990.