Kulturë

“Një komb – një gjuhë”, parimi themeltar që i bashkoi shqiptarët

Nje komb nje gjuhe
“Një komb – një gjuhë” të mërkurën, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka ardhur pas Shkupit, ku u mbajt një ditë më parë

Rëndësia dhe vlera e Kongresit të Drejtshkrimit, roli i tij sot, pesha e një gjuhe të përbashkët, sfidat gjuhësore e një sërë problemesh të tjera, të cilat lidhen me gjuhën shqipe, janë trajtuar në konferencën “Një komb – një gjuhë”. Por, pikërisht kjo moto e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës është kundruar si paraprijëse e parimit themeltar që i bashkoi shqiptarët në gjuhë

“Një komb - një gjuhë” ka qenë tema e konferencës shkencore, e cila edhe në Prishtinë ka bërë tok tri institucione, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Po kjo ka qenë motoja tek e cila i ka rrënjët edhe Kongresi i Drejtshkrimit.

Nën organizimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, konferenca ka pasur për kryefjalë 50-vjetorin e Kongresit të Gjuhës Shqipe. Të mërkurën në IAP ka ardhur pas Shkupit, ku u mbajt një ditë më parë.