Kulturë

Fotografi Arian Mavriqi fiton betejën e parë në mbrojtje të të drejtave autoriale

Arian Mavriqi - foto
 

Në mbrojtje të të drejtave autoriale të fotografive të tij – botuar pa autorizim në një libër shkollor – fotografi i njohur Arian Mavriqi ka zgjedhur që kësaj çështjeje t’i japë zgjidhje nëpërmjet gjykatave. Betejën e parë e ka fituar.

Gjykata Komerciale ka vendosur masë të sigurimit sa i përket procedurës kontestimore, ku fotografi Mavriqi ka paditur një shtëpi botuese për përdorim të fotografive të tij pa të drejtë të autorit. Mavriqi, fotograf e xhirues i njohur i botës së egër shtazore, po ashtu kishte kërkuar masë të sigurimit deri në përfundim të çështjes kontestimore.