Kulturë

Panairi i Parisit shet veprat milionadollarëshe në kohë krize ekonomike

Galeritë kanë sjellë në panair vepra të llojllojshme, nga artistë në ngritje e deri te veprat e vjetra të gjigandëve të historisë së artit të viteve të mëparshme. Megjithatë, ishin talentët e njohur ndërkombëtarë që duket se kanë arritur më shumë sukses, dhe jo artistët e lidhur me skenën franceze
 

(Art News) – Pjesëmarrësit në edicionin e parë të “Art Basel” në kryeqytetin francez kanë raportuar se deri të premten janë shitur vepra arti me vlerë milionadollarëshe, duke dëshmuar potencialin se panairi mund të ketë fuqi të qëndrueshme.

Galeritë kanë sjellë në panair vepra të llojllojshme, nga artistë në ngritje e deri tek veprat e vjetra të gjigandëve të historisë së artit të viteve të mëparshme. Megjithatë, ishin talentët e njohur ndërkombëtarë që duket se kanë arritur më shumë sukses dhe jo artistët e lidhur me skenën franceze.