Kulturë

“Kosovo Theatre Showcase” prezanton skenën teatrore para dhjetëra mysafirëve nga bota

Diskutimet do të prekin rolin e teatrit në ditët e sotme, artin teatror në përgjithësi e po ashtu për arsye rrjetëzimi do të ketë edhe takime që janë quajtur “International Theatre Market”
 

Janë mbi 70 mysafirë nga 20 shtete të ndryshme që këtë javë do të shohin produksionet kryesore teatrore të Kosovës. Përtej kësaj, në edicionin e sivjetmë më të madhin deri tash, do të mbahen një numër diskutimesh, punëtori, performanca e ngjarje të tjera rrjetizuese për komunitetin e teatrit. Nga 25 deri më 29 tetor, Prishtina, Gjilani e Ferizaj do të jenë nikoqirë të shfaqjeve e ngjarjeje të tjera që lidhen me botën teatrore në “Kosovo Theatre Showcase”

Aktorë, regjisorë, kritikë e profesionistë të tjerë të teatrit nga vende të botës do të jenë mysafirë të edicionit të pestë të “Kosovo Theatre Showcase”. Janë mbi 70 mysafirë nga 20 shtete të ndryshme që këtë javë do të shohin produksionet kryesore teatrore të Kosovës. Përtej kësaj, në edicionin e sivjetmë më të madhin deri tash, do të mbahen një numër diskutimesh, punëtori, performanca e ngjarje të tjera rrjetizuese për komunitetin e teatrit. Nga 25 deri më 29 tetor, Prishtina, Gjilani e Ferizaj do të jenë nikoqirë të shfaqjeve e ngjarjeje të tjera që lidhen me botën teatrore. Mysafirët do të kenë mundësinë që të shohin një mozaik të skenës teatrore vendore. Siç tashmë është bërë traditë, kritikë e gazetarë shkruajnë dhe raportojnë për “Kosovo Theatre Shoëcase” në disa prej platformave e mediave të njohura sa i përket artit e sidomos teatrit.

Edicioni i sivjetmë do të hapet me shfaqjen “Babai dhe babai” me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Kushtrim Koliqit, që do të jepet të martën mbrëma në Muzeun Etnologjik në Prishtinë.