Kulturë

Sylvian George zbërthen në Prishtinë poetikën e demonstratave

Regjisori Sylvian George (majtas) dhe studiuesi e kuratori Sezgin Boynik, të martën mbrëma në “Kino Armata”

Protestat në Francën e këtij shekulli janë kryefjalë e dy dokumentareve të regjisorit francez Sylvian George “Joli Mai” dhe “L’implossible - Pages Arrachees (2009)”. Por s’bëhet fjalë për dokumentar të zakonshëm. Në njëqind e dhjetë minuta sa zgjasin, publikut në “Kino Armata” i testohet goxha durimi. Ky është edhe njëri prej synimeve të regjisorit dhe këtë e ka zbërthyer në bisedë. Lista e demonstratave që ai kap është e gjatë.

Në periudhën midis viteve 2007-2009 në Francë edhe studentët kishin hyrë në grevë kundër ligjit të LRU (Liberté et Responsabilité des Universités), i cili synon rinovimin rrënjësor të universiteteve franceze. Të gjitha këto regjisori George i dokumenton në mënyrën e tij me dokumentarin eksperimental të metrazhit të gjatë, “L'implossible - Pages Arrachees (2009)”. Për demonstratat dhe lëvizjet shoqërore të 1 majit të vitit 2016 në Francë, Gerorge kishte realizuar filmin e metrazhit të shkurtër “Joli Mai”, i cili ishte punuar i tëri në bardhezi.