Kulturë

Seminari – bosht i studimeve albanologjike për 4 dekada

Seminari Nderkombetar i  Gjuhes Shqipe
Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, ka thënë se vlera e Seminarit është e madhe. “Ky Seminar është i madh jo vetëm nga numri i studentëve që marrin pjesë, por edhe nga rëndësia dhe tematikat që do të shtjellohen. Misioni i Seminarit është afirmimi i shqipes kudo në botë”, ka thënë ajo.

Në pak minuta, salla e Bibliotekës Universitare është mbushur plot. Ky ka qenë pasqyrim i interesimit të madh për edicionin e 40-të të Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Para vetes kanë një agjende të ngjeshur. Mbi 100 pjesëmarrës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ngjarjen që për disa ditë e vë gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare në fokus, duke i shoshitur nga perspektiva të ndryshme studimi. Emra më nam të albanologëve shqiptar e të huaj i janë bashkuar këtij edicioni që pritet të prekë tema të ndryshme.

 

Mbi 100 pjesëmarrës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ngjarjen që për disa ditë e vë gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare në fokus, duke shoshitur nga perspektiva të ndryshme studimi. Emra më nam të albanologëve shqiptarë e të huaj i janë bashkuar këtij edicioni të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që pritet të prekë tema të ndryshme. Sesioni shkencor i gjuhësisë do t’i zhvillojë punimet mbi temën “Shqipja në kontakt, sesioni shkencor i letërsisë ka temën “Letërsia shqipe në kontekstin komparatist”, kurse sesioni shkencor i kulturologjisë zhvillohet mbi temën “dezinformimi dhe propaganda në mediet sociale”

Në pak minuta, salla e Bibliotekës Universitare është mbushur plot. Ky ka qenë pasqyrim i interesimit të madh për edicionin e 40-të të Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Para vetes kanë një agjende të ngjeshur. Mbi 100 pjesëmarrës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ngjarjen që për disa ditë e vë gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare në fokus, duke i shoshitur nga perspektiva të ndryshme studimi. Emra më nam të albanologëve shqiptar e të huaj i janë bashkuar këtij edicioni që pritet të prekë tema të ndryshme.

Në 11 ditë, pjesëmarrësit do t’i bashkohen ngjarjes më të madhe shkencore në Kosovë kur do të shpalosin studimet e tyre për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare. Organizatorët veç janë mobilizuar për ditët me shumë aktivitete që do të përfshijnë sesione e tryeza shkencore, ligjërata, referime e orë letrare. Sesioni shkencor i gjuhësisë do të zhvillojë punimet mbi temën “Shqipja në kontakt, sesioni shkencor i letërsisë ka temën “Letërsia shqipe në kontektstin komparatist” kurse sesioni shkencor i kulturologjisë zhvillohet mbi temën “Dezinformimi dhe propaganda në mediet sociale”.